Kosova arrin marrëveshjen me MCC-në, përfiton projektin mbi 236 milionë Dollarësh për energji

23:45 | 13 Maj 2022
L G

Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka njoftuar se sot kanë përmbyllur negociatat me Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje në sektorin e energjisë.

Vlera e kësaj marrëveshje është 236.7 milionë dollar dhe sipas MCC e forcon Kosovën.

“”Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë negociatash produktive për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar e Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në postimin e MCC në Twitter.

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, para një jave./arbresh.info/

Të ngjashme