Kosova është bërë anëtarja më e re e Partneritet për Qeverisje të Hapur (OGP).
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
Krasniqi ka thënë se Kosova i bashkohet pjesës tjetër të vendeve demokratike, shkruan Arbresh.info.
“Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka shkruar Krasniqi.
Partneriteti për Qeverisje të Hapur apo Open Government Partnership është iniciative globale ndër-qeveritare, e cila filloi në vjeshtë të vitit 2011 dhe si mandat ka krijimin e kushteve për një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse përballë qytetarëve në shtetet përkatëse./Arbresh.info/
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër