Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se Kosova ka arritur të anëtarësohet në nëngrupin verior të Rajonit të Evropës në Organizatën Botërore të Doganave (OBD).
Ndonëse Kosova është anëtarësuar në Organizatën Botërore të Doganave në vitin 2017, deri më tani nuk ka pasur mundësi të përfaqësohet në rajon gjeografik dhe rrjedhimisht nuk ka marrë pjesë në proceset e politikëbërjes, si një nga qëllimet kryesore të OBD-së.
“Përfaqësimi i Kosovës në grupin e rajonit gjeografik është tejet i rëndësishëm për arsye se pikërisht trupat rajonalë të OBD-së janë të përfshirë në dizajnimin dhe zbatimin e politikave si dhe në promovimin e tregtisë dhe zhvillimit”, njofton Ministria e Financave përmes një komunikate për media.
Pjesëmarrja e Kosovës në nivelin politikëbërës të OBD-së e fuqizon atë në nivelin ndërkombëtar duke rritur bashkëpunimin me vendet anëtare të OBD-së./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...