Google ADS

Kosova 10 vjet shtet (VIDEO)

08:56 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ishte ora 15 e 48 minuta ditë e diel kur më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën me të cilën Kosova u  shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

Për deklaratën e pavarësisë votuan të gjithë 109 deputetët e pranishëm, ndërkohë që në seancë nuk morën pjesë deputetët e pakicës serbe, shkruan arbresh.info.

Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Ndiqeni videon për më shumë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme