Është përmbyllur Programi “Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet”.
Në kuadër të këtij programi 288 studentë kosovarë kanë përfituar bursa për master dhe programe të certifikimit profesional në SHBA, raporton portali arbresh.info.
E pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett i cili bëri thirrje për t’iu ofruar të rinjve vende pune, pasi në mungesë të tyre njerëzit po e braktisin vendin.
Sipas ambasadorit njerëzit po ikin nga Kosova pasi që nuk po mund të gjejnë punë nëse nuk janë pjesë e ndonjë partie apo përmes nepotizmit.
“Njerëzit po ikin nga Kosova sepse nuk mund të gjejnë punë nëse nuk i takojnë familjes apo partisë së duhur dhe shumë të tjerë po e shqyrtojnë ikjen”, tha ai mes tjerash.
Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – Bursat dhe Partneritetet, aktivitet ky pesëvjeçar ka për qëllim zhvillimin e një kuadri udhëheqësish që do t’u prinin ndryshimeve të rëndësishme në fushën ekonomike, politike dhe atë shoqërore në Kosovës, përmes bursave, zhvillimit të lidershipit dhe partneriteteve me universitetet në SHBA./Arbresh.info/
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...