Google ADS

Kosnett: Vizita e 14 zyrtarëve amerikanë vërtet e paparë deri më tani, mezi presim t’i zbatojmë zotimet e Washingtonit

14:54 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka folur sot për vizitën e djeshme të zyrtarëve të lartë amerikan në krye me ambasadorin Grenell, duke thënë se angazhimi amerikan dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të çojë në normalizimin e raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita e djeshme me të vërtetë ishte e paparë deri më tani. 14 anëtarë që kanë prezantuar 6 agjenci amerikane kanë vizituar Prishtinën për të nënvizuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës për Kosovën, njerëzit e saj, dhe për marrëveshjen historike të Shtëpisë së Bardhë që do të çojë në normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kosnett.

Ai thotë se lidhjet e forta që do të krijohen përmes projekteve të shumta do të rezultojnë me qindra vende të reja të punës për të rinjtë.

“Lidhje me të forta, përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore, energjisë, turizmit dhe bashkëpunimit në sektorin privat, do të drejtojë drejt qindra vendeve të punës për të rinjtë”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Ai ka thënë se mezi pret që të punojnë së bashku me qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për implementimin e plotë të zotimeve të dhëna në marrëveshjen e arritur në Washington.

“ Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne mezi presim që të punojmë me partnerët tanë nga qeveria e Kosovës dhe sektori privat për të implemtnuar plotësisht zotimet e bëra në marrëveshjen e Washingtoni”, ka përfunduar Philip Kosnett./Arbresh.info/

Të ngjashme