Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për pozitën e saj si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Kosnett në një postim në Twitter shkruan se pavarësia e gjyqësorit është themel i çdo demokracie elastike, dhe ata mbesin të përkushtuar të ndihmojnë institucionet e Kosovës.
“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozitën e saj të re si kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është themel i çdo demokracie elastike dhe ne mbetemi të përkushtuar të ndihmojnë institucionet e Kosovës, të promovojmë dhe forcojmë sundimin e ligjit”, ka shkruar Kosnett.
Ndryshe, me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani.
Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, është tri vjet. /arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe