Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se janë të përkushtuar të mbështesin procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Kosnett ka thënë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden e ka shqyrtuar me kujdes punën e bërë nga administrata amerikane paraprake, dhe ka ardhur në përfundim se në to ka shumë pjesë të vlefshme.
I pyetur se a është marrëveshja e Washington-it bazë për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Kosnett ka theksuar se administrata e Biden-it e ka përqafuar marrëveshjen.
“Administrata e Bidenit ka përqafuar marrëveshjen e Washingtonit tërësisht. Por kjo nuk do të thotë që kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë takohen nën patronazhin e BE-së, për të vazhduar përpara, ajo është skica e vetme për të biseduar…Ke elemente politikë që nuk janë diskutuar në atë marrëveshje”, deklaroi Kosnett në RTV 21.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është deklaruar rreth dokumenteve të fundit që po qarkullojnë në media për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk e di kush i shkruan këto dokumente jozyrtare, por kushdo që po i shkruan me siguri gëzohet nga reagimi i tepruar”, ka thënë Kosnett.
Ai ka theksuar se as SHBA e as partnerët evropianë nuk kanë fare interesim për të nxitur apo shtyrë çfarëdo shkëmbimi territori të Kosovës te palët.
Cilat ligje përfunduan në Gjykatën Kushtetuese?
Punësimi në Zvicër, sektorët që kanë më shumë nevojë për pun...
Komisioni për Persona të Zhdukur: 13 viktima të identifikuar...
Sfidat e vështirësitë që i përcollën institucionet e siguris...
Parashikimi i motit për sot
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...