Në organizim të NDI dhe USAID, në Prishtinë po mbahet konferenca dyditore me temën “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”.
Drejtoresha e NDI për Kosovë, Nancy Soderberg, në hapje tha se kanë për qëllim të krijojnë mbrojtje për shoqërinë dhe mediet kosovare.
“Qëllimi ynë është që të ngrihet vetëdijesimi në lidhje me demokracinë dhe të krijojmë një mbrojtje për shoqërinë dhe mediet kosovare”.
“Kufizimet pandemike kanë bërë që të kemi më pak persona dhe sot jemi të bashkangjitur me komunitetin e gazetarëve, OJQ-të”.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett tha se gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë, dezinformata është e pranishme në masë të madhe, raporton Ekonomia Online.
Derisa shtoi se në zgjedhjet e fundit kandidatët kanë bërë dezinformatat kundrejt njëri-tjetrit.Kosnett tutje tha se kandidatet gra në Kosovë kanë qenë të tregtuara sidomos me gjuhë seksiste.
“Në epokën digjitale sasia e madhe e informatës që është e jashtëzakonshme dhe mund të gjejmë informata online për ta bindur veten.
Konspiracionet do të nisin me thashetheme dhe në mesin e ketij informacioni ka gazetar, hulumtues që punojnë me zell”.
“Deiznformata nuk është taktik e regjimeve autoritare ajo gjendet edhe në shtetet demokratike. Në Amerikë kemi parë se shfrytëzimi i gënjeshtrës ka quar në sulm dhe në Kosovë dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet politike ndërmjet subjekteve”.
“Dezinformata është e pranishme në masë të madhe për zgjedhjet në Kosovë dhe të gjitha partitë kanë hedhur kundër kandidatëve të tjerë dhe kandidatet gra kanë qenë të targetuara sidomos me gjuhe seksiste”.
Kosnett ka bërë thirrje që para zgjedhjeve lokale të ndalohen dezinformatat, derisa tha se dezinformata me fokus të pandemisë ka tensionuar marrëdhëniet politike në Kosovë.
“Të gjithë të bëjnë përpjekje ta frenojnë dezinformatën që po e dëmtojnë demokracinë e Kosovës”, tha Kosnett.Derek Mitchell, president i Institutit Kombëtar Demokratik, ka treguar se sipas dëshmive vendore e ndërkombëtare dezinformata shfrytëzohet për të lëkundur rezultatet e votimit.Ai tha se dezinformatën e kanë forcuar zgjedhjet e fundit në Kosovë, pandemia si dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne e përdorim termin dezinformim por ajo është një shkurtesë për problemin më të madh të dezinformimit, ndërsa keq informimi është pa qëllim të keq. Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë kërcënim dhe të zhvillojmë mënyra për t’i mbajtur qytetarët dhe pa informata nuk mund të ushtrojnë të drejtën demokratike”.“Kemi gjetur dëshmi të forta vendore e ndërkombëtarë që e shfrytëzojnë dezinformimin për të lëkundur rezultatet e votimit dhe ka pasur kohëve të fundit që e kanë fuqizuar këtë zgjedhjet e fundit, marrëdhëniet me Serbinë”.
Glenn Kessler kryeredaktor dhe autori kryesor i “The Fact Checker” ka pasur këshilla për gazetarët, raporton EO.“Çështja kryesore është që ta bëni punën tuaj mos besoni çdo gjë nëse dikush thotë diçka, gazetarët në Amerikë thonë nëse nëna të thotë të dua atëherë duhet ta verifikoni sepse më shumë do të keni besim”.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani