Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett në konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka thënë se tregtimet për të zhdukur nxisin për luftën për drejtësi.
“Unë jam mirënjohës për mundësinë që mu dha për të u bashkangjitur në këtë ditë. Ky vit shënoj përvjetorin e 20 të shumë nga incidentet më të dhimbshme që u shënuan në Kosovë, gruaja ime dhe unë kemi dëgjuar tregime të dhembshurisë dhe është e pamundur të i dëgjosh e të mos ndiesh përkushtim për të përkrahur të mbijetuarit dhe familjen në luftën për drejtësi”, ka thënë ai.
Kosnett ka shtuar gjithashtu se duhet të përshpejtohet vendosja e marrëdhënieve normale, kosove -Serbi.
“Ka sukses, por ka ende shumë punë për të bërë sepse të mbajturit plaken dhe kujtimet zbehen prandaj kjo do të duhej të ishte arsyeja që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përparimin për vazhdimin e bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve normale”, ka thënë ai.
Ndryshe në këtë konferencë ka folur edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i vili tha se çështja e të zhdukurve në Kosovë mbetet ende si më ë vështira për diskutim.
“ Mbeten 1 mijë e 653 njerëz të pagjetur dhe ne duhet të bëjmë çmos për të zbuluar fatinë tyre pa dallim feje, etnie e familje. Kjo është arsyeja për optimizëm, kjo është një çështje e vështirë për tu diskutuar dhe unë si shok i shoqërisë së Kosovës nuk janë prekur nga ky problem por nëse është kaq emocionale për mua mund ta paramendoj çfarë është për ju”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: O’Connell: Fati i të pagjeturve, çështja më e vështirë në Kosovë
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok