Google ADS

Kosnett për Gjykatën Speciale: Duhet të lejohet të punojë pa obstruksione, nuk pres trazira

14:43 | 1 Tetor 2020
L G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare, i ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me publikimin e dosjeve dhe arrestimet nga Gjykata Speciale.

Kosnett ka thënë se është pozicion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Specialja të lejohet të punojë pa obstruksione.

Por, ai ka thënë se pavarësisht këtyre zhvillimeve nuk pret telashe që mund të shkaktohen nga kundërshtimi që po bëhet në Kosovë.

Kosnett në këtë bisedë me gazetarë ka folur edhe rreth temave tjera siç është marrëveshja e Washingtonit, dialogu me Serbinë, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri./ Gazeta Express/

 

Të ngjashme