Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur se do të largohet nga Kosova, ndërsa në vend të tij do të jetë zëvendës ambasadori Nick Giacobbe, i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ardhshëm.
Kosnett shkruan në Twitter se po largohet me bindjen se populli i Kosovës do të ndërtojë të ardhme të sigurt për të gjithë.
“Duke qenë ambasador i SHBA-ve në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm. Unë largohem me bindjen në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe zëvendës ambasadori Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm”, shkruan Kosnett.
Ndryshe, mandati trevjeçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.
Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.
Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...