Kosnett liderëve kosovar: Formojeni Qeverinë sa më shpejtë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve LVV – LDK, me ç’rast ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. Teksa janë zotuar për finalizim të bisedimeve, zyrtarët e këtyre dy subjekteve kanë thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme do të jetë sundimi i ligjit.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar ndaras liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmanin gjatë ditës së djeshme.
Pas këtyre takimeve të mbajtura me dyer të mbyllura, të dyja partitë kanë dalë me nga një komunikatë për medie, me ç’rast kanë bërë të ditur se është diskutuar për negociatat LVV – LDK dhe për formim të institucioneve të reja.
Në këtë drejtim, siç potencohet në këto njoftime, thuhet se Kossnet ka uruar formim sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme. Në takimet e ndara që Kurti dhe Osmani patën me Kosnettin u diskutua edhe për dialogun me Serbinë, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik.
Për të diskutuar për bashkërendim të qëndrimeve gjatë ditës së djeshme dy grupet punuese, ai i LVV-së dhe ai LDK-së, zhvilluan një takim ku folën kryesisht për sektorin e ekonomisë.
Pas tri orë diskutimesh pjesëmarrësit e takimit thanë se dy palët kanë gjetur pajtueshmëri për 90 për qind të temave të parashtruara që lidhen me këtë fushë.
Në këtë drejtim ata paralajmëruan dakordim të plotë jo vetëm për temat e ekonomisë, por edhe ato të fushave të tjera për ditët vijuese./ Zëri
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...