Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar drejtësi për 14 serbët e vrarë pas luftës në Grackë të Vjetër të Komunës së Lipjanit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se në përvjetorin e 20-të të vrasjes së 14 fermerëve serbë të Kosovës, në fshatin Grackë të Lipjanit, viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre meritojnë derjtësi.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1153656794704732162
Në një fshat 20 kilometra larg Prishtinës, në qershor të vitit 1999, ishin vrarë 14 serbë të Kosovës që kishin dalë në fushë për të korrur grurin, vetëm disa javë pas përfundimit zyrtarë të luftës në Kosovës, e pasi që vendi hyri në kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s.
Policia nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, arrestoi një shqiptar të quajtur Mazllum Bytyqi nga fshati Hallaq i Madh në vitin 2007. Ai u lirua dy muaj më vonë për shkak të mungesës së provave.
Në vitin 2010, prokurorët e OKB-së ia dorëzuan dosjen e çështjes EULEX-it. Në vitin 2017, çështja u mbyll./GazetaExpress
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë