Google ADS

Kosnett e quan lajm të shkëlqyeshëm vazhdimin e mbështetjes së MCC për Kosovën

10:21 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se: “Lajm i shkëlqyeshëm. MCC riafirmoi mbështetjen e saj për një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë”.

Ndryshe, dje Bordi i Drejtorëve të MCC zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre.

MCC siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike.

MCC merr një qasje të ngjashme me biznesin, me angazhime themelore për të dhëna, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje të bazuar në prova.

/ Arbresh.info/

Të ngjashme