Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar masakrën e Mejes.
Me një foto nga viti i shkuar Kosnett thotë pa zgjidhje nuk mund të ketë pajtim, transmeton portali arbresh.info.
“Vitin e kaluar e përkujtova këtë ditë duke dhënë këto komente në Meje, të cilat janë po aq të rëndësishme sot. Derisa të ketë zgjidhje nuk mund të ketë pajtim”, shkruan ambasadori amerikan.
Vitin e shkuar tek memoriali përkujtimor i masakrës së Mejes, Kosnett kishte thënë se realiteti i krimeve të kryera në këtë vend ishte i tmerrshëm.
“Realiteti i krimeve të kryera në Meje është aq i tmerrshëm sa është e vështirë të dihet se çfarë mund të them ndoshta që do të ketë rëndësi”, citohet të ketë thënë ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...