Luftimi i krimit dhe korrupsionit është një prej kushteve të fundit që Bashkimi Evropian ka vendosur për të liberalizuar vizat për Kosovën.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për korrupsionin, ata që kryesisht shkojnë në burg për këtë vepër janë të nivelit të ulët.
Kështu po vlerëson hulumtuesi nga Instituti Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
“Vërtetë ka që shkojnë në burg, por janë kryesisht të nivelit të ulët dhe zakonisht njerëzit apo personat që janë më se shumti cak I këtyre dënimeve janë ata të cilët kryesisht janë kondukter, rojtar pishinave, apo të atillë që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me pesë ose dhjetë euro,” shprehet Miftaraj.
Miftaraj thekson se Prokuroria Speciale e krijuar për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë ka dal si Prokurori e dështuar.
Kjo pasi për tre vite nga kjo prokurori, ka vetëm tri aktgjykime dënuese.
Megjithatë, Naim Abazi prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, thotë se kanë marrë masat e nevojshme që të përmbushet edhe ky kriter për liberalizimin e vizave.
“Me që prokuroria themelore në Prishtinë I ka organize dhe I ka marrë të gjitha masat që t’i trajtojë lëndët që janë në prioritet, mund të them se trajtimi i lëndëve që nga viti 2006 ka filluar të trajtohen në bazë të njësitit për krim dhe korrupsion që është krijuar nga kryeprokurori I shtetit, që ka për qëllim të trajtojë këto lëndë që kanë prioritet. Ne si gjykatë themelore në Prishtinë kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që janë të nevojshme për të përmbushur kritetret për liberalizimin e vizave,” thotë Abazi.
Edhe Afrim Atashi nga Agjencia Antikorrupsion, thekson se ky Agjencion është duke kryer mirë detyrën në luftën kundër korrupsionit.
“Ne si cdo herë e bëjmë edhe raportin public, raportin vjetor, ku kemi cekur qindra raste që I kemi trajtuar për vitin 2017, ndër to bëjnë pjesë edhe rastet kur I kemi përcjellur në prokurori dhe në polici, dikund 109 raste I kemi që I kemi përcjellur në prokurori dhe në polici, poashtu kemi raste që kemi bërë kallëzime për shkelje administrative të organeve kompetente. Me plot përgjegjësi mund të them që agjencia është në mesin e institucioneve të cilat po luftojnë në parandalimin e korrupsionit,” deklaron ai.
E avokati Tomë Gashi thekson se kosovarët duhet ta harrojnë liberalizimin e vizave për këtë vit.
Arsye e fortë sipas tij është dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...