Korrupsioni në Kosovë në nivel të lartë

12:37 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane kanë lansuar sot projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të lartë “Zhvillimi i kapaciteteve të agjencive të Kosovës dhe të Prokurorisë Speciale për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë”.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, tha se korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore të Kosovës.“ Luftimi i korrupsionit është një betejë e mundimshme dhe kërkon vullnet të fort të palëkundur politik për ta luftuar. Hetuesit dhe prokurorët duhet të mbesin të pavarur dhe të ndjekin rastet”. Sipas saj, institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu, tha se luftimi i korrupsionit është një kriter i mbetur që duhet të zgjidhet që të ndodh liberalizimi i vizave. Ai tha se korrupsioni i nivelit të lartë identifikohet si një çështje kyçe dhe se është një çështje e vështirë për t’u trajtuar, prandaj janë këtu për t’u ndihmuar për ta luftuar korrupsionin. Sipas tij një element kyç për luftimin e korrupsionit është konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, zotohem në emrin e të gjithë emrin e kolegëve të mi se do të vazhdojmë punë me të gjithë ata që janë kompetent për ta luftuar dukurinë e korrupsionit të lartë. Prokurori special Sylë Hoxha, tha se janë të fokusuar në luftimin e krimit ekonomik dhe atë të nivelit të lartë. Drejtori i Agjencisë anti-korrupsion, Shaip Havolli, tha se ka zyrtarë të lartë politikë të cilëve çdo ditë u rritet pasuria dhe është Agjencia që duhet ta hetojë se nga i kanë ardhur ajo pasuri. Ai tha se agjencia përveç që do të fokusohet tek pasuria prioritet do të ketë edhe luftimin e korrupsionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme