Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka shtyrë afatin e aplikimit për festivalin e Fëmijëve nga Diaspora.
Kjo sipas njoftimit të kësaj ministrie ka ardhur pas kërkesave të shumta nga diaspora, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka shtyrë afatin për aplikim në Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora.
“Pas kërkesave të shumta nga diaspora, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka shtyrë afatin për aplikim në Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora. Festivali do të mbahet me 27 korrik – 29 korrik 2019.Gjatë tri ditëve, sa do të zgjatë festivali, fëmijët nga diaspora do të kenë mundësi që talentin e tyre ta shpalosin në fusha të ndryshme si në art, muzikë, vallëzim, folklor e këndim”, ka bërë të ditur kjo ministri.
Në ditën e parë, festivali organizohet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë (poetike), ditën e dytë, festivali mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë (Koncert me këngë e valle) si dhe në ditën e tretë, në kuadër të festivalit, organizohet një ekskursion njëditor me fëmijët nga diaspora.
MDIS-i fton mësuesit dhe përfaqësuesit e shoqatave ta bëjnë përzgjedhjen e fëmijëve për pjesëmarrje në këtë festival./Arbresh.info
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë