Javën që vjen temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë celsius sipas ekspertit të meteorologjisë Sylë Tahirsylaj.
“Muaji më i nxehtë është muaji korrik, por gjithnjë me konditat normale klimatologjike,” është shprehur Tahirsylaj për arbresh.info.
Shefi i Emergjencës, Basri Lenjani, këshillon të sëmurët të konsultohen me mjekun familjar të marrin terapinë të ordinuar.
“Të marrin barnat në kohë të duhur po ashtu e rëndësishme është marrja e ushqimit të freskët nga pak dhe shpesh, ushqimi i pasur me karbohidrate më pak yndyra ma shumë me vitamina. Lëngje brenda 24 orëve duhet të marrin të paktën dy litra po jo ma tepër, sidomos ata të cilët vuajnë me sëmundje kronike për shkak se zemra nuk ka mundësi të shtyjë në qarkullim,” deklaroi Lenjani për arbresh.info.
Sa i përket veshmbathjes të këta persona edhe personat me gjendje të mirë shëndetësore ai ka thënë se është mirë të përdorin ngjyra të hapura e jo të mbyllëta.
Sipas Lenjanit po ashtu nënat shtatzënë duhet të kenë kujdes dhe mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rekomandon që personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit prej orës 10.00-17.00, sidomos jo ata me sëmundje të zemrës dhe diabet.
“Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall. Tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial. I moshuari duhet të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet,” thonë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Edhe qytetarët në prononcime për arbresh.info kanë thënë se mos ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dhe pirja e ujit janë masat më të mira për mbrojtje nga temperaturat e larta./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/578243062705561/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...