Google ADS

Korrigjimi i kufijve, Valon Murati po habitet me këtë ide

22:16 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Valon Murati dhe partia e tij, Lëvizja për Bashkim janë më të zëshmit në javët e fundit në temën e bisedimeve me Serbinë për korrigjimin e kufijve, apo shkëmbimin e mundshëm të territoreve.

Murati ka thënë se ndihet i habitur se si ka njerëz në shoqërinë kosovare që e trajtojnë me indiferencë mundësinë që Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë e Kosovës.

“E ndaj shqetësimin e shumë njerëzve se tërë kjo zhurma rreth korigjimit të kufijve mund të çojë drejt krijimit të kushteve për pranimin e asociacionit apo edhe të një autonomie për veriun dhe serbët e Kosovës.

Megjithatë çdo ditë e më shumë po vazhdoj të habitem se si ka njerëz në këtë shoqëri të cilët e trajtojnë me indiferencë totale mundësinë që Presheva, Bujanoci e Medvegja, me popullsinë e tyre shqiptare, kontribuuese të vazhdueshme në luftën për liri, të jenë pjesë e Kosovës, duke mbrojtur idenë e integritetit territorial dhe mbetjes në Kosovë të pjesëve të tri komunave veriore ku serbët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë, të cilat janë jo vetëm jolojale, por edhe e bëjnë në vazhdimësi shtetin e Kosovës jofunksional” shkruan Murati në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme