Korrigjimi i kufijve mund të ndikojë edhe në referendumin e Maqedonisë

07:10 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Koordinatori kombëtar për NATO në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vlerëson se rezultati i referendumit në shtator duhet të jetë patjetër i suksesshëm, në të kundërtën, Maqedonia si shtet do të jetë e para që do të pësojë nga e ashtuquajturat “stuhi rajonale”.

Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme, për Radion Evropa e lirë thotë se ndryshimi I kufijve është çështje e mbyllur dhe një gjë të tillë në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet, sepse edhe vendet e rajonit, por edhe forcat e mëdha e dinë se realizmi i kësaj ideje do të ketë pasoja të parashikueshme, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.

Trajanov nënvizon se pikërisht për këtë arsye nuk duhet të ndërlidhet rezultati i referendumit në vjeshtë me atë se se cka mund të sjellë ideja për ndryshimin e kufijve, përkatësisht këmbimin e territoreve.

“Qytetarët nuk duhet frikësuar përmes luftërave të mundshme ose konflikteve që mund të shpërthejnë në rajon, me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të përforcohet siguria e vendit në plan të brendshëm do thosha vendi do të jetë më stabil”.

“Megjithatë, ne si shtet duhet të mbajmë qëndrimin e prerë se nuk duhet të këtë ndryshim të kufijve në vendet e Ballkanit dhe më gjerë sepse kjo rezulton me konflikt“, thotë Trajanov.

Por, Temellko Ristevski njohës i cështjeve politike, thotë se rezultatet e referendumit janë shumë të rëndësishme sepse integrimi i Maqedonisë në NATO do ta bëj vendin imun ndaj çdo zhvillimi që mund të përcillet eventualisht me turbulenca në vendet e rajonit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.

“Ndryshimi i kufijve do të sjellë jostabilitet, do të përforcojë aspiratat e qarqeve separatiste me c`rast do të rrezikohej edhe Maqedonia. Shpresoj se kjo nuk do të ndodh dhe gjithë kjo do të përfundojë vetëm si id”e.

“Anëtarësimi në NATO do të pamundësojë realizimin e çfarëdo lloj ideje që kërcënon stabilitetin e vendit, por edhe rajonit në përgjithësi”, thotë Temellko Ristevski.

Ndryshe, të gjitha partitë politike në Maqedoni si ata në bllokun politik maqedonas ashtu dhe ata në bllokun politik shqiptarë janë shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufijve në çfarëdo lloj forme duke nënvizuar se realizimi i një ideje të tillë do të këtë ‘domino efekt’.

Nga ana tjetër, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, të premten ka theksuar se ndryshimi eventual i kufijve do të prodhojë reaksione negative në zinxhir.

“Në Ballkan sërish bisedohet për ndryshimin e kufijve, këmbimin e territoreve sikur është harruar leksioni se çdo ide e tillë krijon reaksion negativ në zinxhir, ka thënë Ivanov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme