Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 21 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2021 ka arritur 66,240.00 kg grurë.
E gjithë puna, nga mbjellja e deri te korrja është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese të Dubravës, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar për medie, transmeton arbresh.info
Rendimenti i prodhuara nga kjo kulturë bujqësore do të përdorët për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike, dita ditës po synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së, u tha në njoftim./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...