Ka ndërruar jetë edhe një pacient me Covid-19 nga Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook.
“Sot, humbi betejën me COVID-19, L.Q nga Ferizaj për të cilën i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. Ndërkohë, pikërisht sot u arrit rekordi i ferizajasve të shëruar nga virusi COVID-19, plot 43 prej tyre dhe u konfirmuan 11 raste të reja të infektuar me këtë virus”, ka njoftuar Aliu.
Kujtojmë, që sot gjatë kanë vdekur edhe dy persona nga Covid-19, njëri nga Peja dhe tjetri nga Fushë Kosova duke kështu numrin në 138 viktima.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm me COVID-19 në Kosovë, ka arriturnë 5,735, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë 2,632.
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...