Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive sot do të raportojnë për masat e marra nga insttiucionet për përballimin e koronavirusit.
Raportimi i tyre do të bëhet para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Përveç institucioneve, edhe opozita në vend është parë e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të dhënë ndihmën e saj në këtë aspekt.
Deputetët opozitarë që janë pjesë e Komisionit për Shëndetësi deklaruan se dëshirojnë të marrin informacione nga vet ministri dhe drejtorët e institucioneve shëndetësore në lidhje masat.
Ndryshe, me qëllim të vlerësimit, koordinimit dhe mbajtjes së komunikimit konstant me institucionet përgjegjëse qeveritare për të vlerësuar situatën epidemiologjike me koronavirus Covid-19 dhe të nevojave mjekësore të popullatës për këtë situatë, ministri i Shëndet ësisë ka themeluar Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Koronavirus Covid-19.
Në këtë komitet përfaqësohen disa institucione qeveritare të ndërlidhuara me aktivitetet e Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Koronavirusit Covid -19.
Deri më tani, në Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus. Nga data 8 shkurt e deri më dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 23 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Por, shtimi i rasteve me koronavirus në Itali ka mobilizuar institucionet në Kosovë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e tij edhe në vendin tonë.
Shqetësimi është ndjerë edhe në mesin e qytetarëve të cilët kanë nxituar për të blerë maska dhe dezinfektues nëpër farmacitë e kryeqytetit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...