Koronavirusi në Kosovë, rreth 500 persona të vdekur

09:52 | 26 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Gjatë ditë së djeshme në Kosovë janë konfirmuar edhe 136 raste të reja me virusin Covid-19, duke e çuar kështu numrin total në 12 mijë 863 të rasteve pozitive.

Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 8 mijë e 788 prej tyre janë shëruar, derisa 488 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 407.

E gjatë së martes Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 471 mostra të marra janë konfirmuar 136 raste të reja pozitive.

Në 24 orët e fundit 131 pacientë kanë arritur ta mposhtin virusin, kurse janë raportuar 8 viktima si pasojë e virusit korona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Të ngjashme