Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19.
Kjo ministri përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se deri tash janë zbatuar të gjitha rekomandimet e ardhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe po shqyrtohen mundësitë që të merren masa të tjera në përpyuthje me situatën.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19.MAShTI deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që, në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa të tjera në përputhje me situatën”, bëhet e ditur në njoftim.
MAShTI dhe MSh do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...