Google ADS

Koronavirusi, dy qytetarë të Ferizajt dërgohen për testime në QKUK

00:40 | 14 Mars 2020
Trina Galanxhi

Dy qytetarë nga Komuna e Ferizajt raportohet se janë dërguar për në Klinikën Infektive në QKUK.

Zëdhënësi i Komunës, Albion Sherifi, ka konfirmuar se qytetarët ferizajas kanë kërkuar shërbim mjekësor në qytetin e tyre, mirëpo janë dërguar për në QKUK.

“Kemi dy raste të dyshime me COVID-19. Duhet të theksojmë, për të mos përhapur panik, se tash për tash kemi të bëjmë me dyshime. Rasti i parë është në fshatin Komogllavë, me shumë banorë, dhe rasti i dytë në rrugën ‘Kadri Zeka’ të qytetit. Ata kanë kërkuar shërbime shëndetësore në qytet, dhe janë dërguar për në QKUK. Ende nuk kemi ndonjë informacion, por i presim testimet për të cilat nuk duhet nëse kanë filluar sonte”, tha Sherifi për Kohën.

Ai tha se bëhet fjalë për një moshë të mesme.

“Njëri nga të dyshuarit ka pasur mysafirë nga Italia dhe ka dyshuar që mund t’i jetë bartur virusi. Por nuk përjashtohet mundësia që është edhe alarm i rrejshëm dhe gjithçka ka ardhur shkaku i panikut. Janë d.m.th. dy raste të cilat vetëm dyshohen. Them megjithatë që të jetë vetëm panik e të rezultojë me rezultat negativ”, ka theksuar zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

Ndërkaq, rezultatet e këtyre rasteve pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme