Google ADS

Koronavirusi bën që Papa t’i kryej lutjet e meshës të së dielës përmes videos

13:44 | 8 Mars 2020
Arbresh.info

Papa Francesko ka kryej lutjet javore përmes një video link për shkak të koronavirusit.

Ai filloi lutjet duke i’u adresuar mbylljes së Papës të cilin e cilëson jo të zakonshme.

“Ne po e bëjmë këtë në mënyrë të shmangies së tubimeve të njerëzve për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit,” tha ai në video.

Ai përmes videos i’u adresohet të prekurve nga virusi dhe atyre që janë duke kaluar momente të vështira me ta. Ai gjithashtu kreu lutje edhe për gjendjen në Siri.

Pas lutjeve, Papa u shfaq në dritare për të bekuar numrin e vogël të njerëzve qe ishin mbledhur në sheshin e Vatikanit.

Javën e kaluar, Papa tha se një ftohje që kishte e ka penguar atë të ndjek një shërbim shpirtëror./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme