Google ADS

Koronavirisi, në kufirin Kosovë-Shqipëri shtohet kontrolli

20:38 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Pas rasteve të para me konronavirus në Shqipëri janë shtuar dukshëm kontrollet kufitare në pikën kufitare të Vërmicës. Atje nuk është vërejtur ndonjë rast i dyshimtë. Edhe në këtë pikë kalim ka raste kur po hyjnë makina me targa italiane. Qarkullimi në mes të dy vendeve sipas policisë kufitare është i njëtrajtshëm.

Mjekja Specialiste e njësisë vendore të shëndetësisë në Kukës Sofie Shahu, e cila po qëndron tash e sa javë në këtë pikë kalimi thotë se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur raste të dyshuara.

Komandanti i kësaj pike kufitare Arbër Telaku thotë se nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i madh i udhëtarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri, megjithatë ata thonë se po i zbatojnë me përpikmëri këshillat që i kanë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe falënderon udhëtarët për bashkëpunim.

Megjithëse Italia i ka mbyllur kufijtë, në Vërmicë ende ka udhëtarë që hyjnë në Kosovë me automjetet e tyre.

Të gjitha ata që udhëtojnë me makina të vogla, furgonë e autobus dhe janë të ardhur nga zonat e dyshuara po i nënshtrohen kontrollit të detajuar në të dyja anët e kufirit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme