Google ADS

Korenica i VV-së thotë se nuk do të merr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë

13:12 | 26 Shtator 2024
K.B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se nuk do të merr pjesë në asnjë votim më Kuvendin e Kosovës pa u kthyet vajza me shami në shkollë në komunën e Pejës.

Deputeti këtë shqetësim të tij e ka paraqitur edhe gjatë seancës së sotme të Kuvendit, por edhe në Facebook, shkruan Arbresh.info

Ndër tjerash ai ka thënë se udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.

Postimi i tij:

Unë nuk do të marr pjese në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë!

Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.

Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme