Google ADS

Koreja Veriore deklaron se do të bisedojë hapur me OKB-në

01:11 | 10 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një zyrtar i lartë i OKB-së tha se figurat e larta të Koresë së Veriut kanë deklaruar “nevojë urgjente” për të mbajtur kanalet e hapura në mënyrë që të shmanget rreziku i fillimit të një lufte.

Deklarata vjen pasi i dërguari i OKB-së, Jeffrey Feltman vizitoi shtetin  e izoluar, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Koreja Veriore ka deklaruar se ka rënë dakord për komunikim të rregullt me OKB-në.

Tensionet mbi programin e armëe të Koresë Veriore u rritën pas testimit të fundit të raketës balistike ndërkontinentale, e cila përfundoi në ujrat e Japonisë.

Koreja Veriore ka deklaruar se raketa e testuar ishte më e avancuar, e aftë për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Testimi i fundit në një sërë testesh bërthamore dhe raketash të kryera në kundërshtim me sanksionet e OKB-së.

Koreja e Jugut dhe SHBA-të ndërkohë kanë kryer stërvitje ushtarake në shkallë më të avancuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme