Google ADS

Korab Sejdiu thotë se PAN-it nuk i besohet (VIDEO)

10:31 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se nuk mund t’i besohet PAN-it se do të vijë në seancë në datën që ka kërkuar e që është 24 gushti.

Sejdiu, gjatë takimit konsultativ të partive politike që po vazhdon të mbahet tha se kurdo që caktohet seanca e radhës duhet të ndryshohet qasja e deritanishme, shkruan Arbresh.info.

“Është më se e qartë, ju kemi pyetur, kur do të jeni në seancë. Keni thënë të mërkurën takimi konsultativ, për të caktuar seancën të enjten ose të premten, nuk e di sa mundemi me ju besu që do të vij i 24’ti edhe ju prapë ose nuk do të vini në seancë ose do të vazhdoni me tentativa për vonesa të tjera”, është shprehur Sejdiu./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme