Pas publikimit të lajmit nga arbresh.info se Korab Sejdiu, ka ushtruar detyrën e profesorit në Universitetin e Prishtinës pa diplomë të nostrifikuar, ka reaguar ky i fundit duke konfirmuar përfundimisht atë se çka arbresh.info ka raportuar.
Ai ka zgjedhur rrjetin social Facebook që të publikojë disa prej dokumentacioneve, ku konfirmohet ajo çka u raportua nga arbresh.info.
Duke parë se kjo përben shkelje ligjore, Sejdiu ka zgjedhur që të shpif në drejtim të arbresh.info se gjoja nuk kemi tentuar ta kontaktojmë, dhe po ashtu ka drejtuar akuza në drejtim të MASHT që nuk e kanë informuar në lidhje me vendimin që kemi publikuar.
Për hire të korrektësisë ndaj lexuesve arbresh.info i bën me dije z.Sejdiu se ekzistojnë tentim thirrjet telefonike ndaj tij, dhe mos vullneti i tij të paraqitet për të folur për këtë problem.
Më poshtë gjeni postimin e Korab Sejdiut pa ndërhyrje në Facebook:
Me gjasë, puna ime si deputet po i pengon dikujt – por, kot e keni! Njëra nga portalet tona të famshme mercenare paska…
Posted by Korab R. Sejdiu on Montag, 12. März 2018
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...