Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të AAK-së, Halil Matoshi i cili tha se Ramush Haradinaj ka takime intensive me anëtarë të koalicionit LAA.
Sejdiu tha se edhe njëherë LAA ka vërtetuar se nuk do të bashkëpunojë me PAN- in.
Madje ai shprehet i habitur me deklaratën e Halil Matoshit.
Sejdiu kërkon nga Matoshi që të përmend emra të këtyre individëve të cilët po takohen me Ramush Haradinajn.
“Nuk di çka të them përpos të pyetni z. Matoshi se me cilët persona nga LAA janë duke biseduar, sepse hiq më larg se sot u takuam në kuadër të koalicionit LAA dhe edhe njëherë vërtetuam përkushtimin tonë për të mos bashkëpunuar me PAN”, ka thënë Sejdiu për Gazeta Blic.
Matoshi në njē intervistë për KTV-në tha se Ramush Haradinaj është ne negociata intensive me LAA-në dhe me individë nga VV.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, koalicioni LAA kanë pasur një takim ku edhe është vendosur të mos bashkëpunojnë me PAN.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...