Fshati Koretin i Komunës së Kamenicës, njihet në tërë Kosovën si fshati nga i cili furnizohet i gjithë vendi me drunj dekorativ, smarak dhe lule të ndryshme.
Që nga pas lufta “Kopshtaria e Koretinit” ka filluar të merret me këtë biznes nga i cili, pronari i kopshtarisë Liridon Rexhepi siguron të ardhura të mira për të dhe familjen.
Të trashëguar nga prindërit, Liridoni ka zgjeruar biznesin e tij duke synuar edhe tregun evropian.
Rexhepi në një intervistë për portalin arbresh.info tregon se tashmë “Kopshtaria e Koretinit” ka filluar të eksportojnë edhe në vendet fqinj si Maqedonia, por edhe vendet tjera si Zvicra.
Kërkesat për drunj dekorativ çdo vit po rritet. Stinët që më së shumti ka kërkesa janë pranvera dhe vjeshta, por edhe stina e verës për shkak të prezencës së mërgimtarëve.
Rexhepi tregon se për të zgjeruar biznesin e tij nuk ka asnjë ndihmë nga komuna apo institucionet përkatëse.
Vështirësitë që ai përballët më së shumti është mungesa e ujit për ujitjen e bimëve./arbresh.info/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...