Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, gjatë së mërkurës ka takuar Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, dhe nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhajn.
Por Hyseni nuk ka arritur të takoj edhe partnerin kryesor të LDK-së, në qeveri, Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së.
Arbresh.info merr vesh se Hyseni ka tentuar të takohet me Haradinajn por që një takim i tillë nuk u realizua.
Si duket Ramush Haradinaj, po e mban inatin me LDK-në, për mos koordinim në qeveri dhe mos-përfilljen e ministrave të AAK-së, nga kryeministri Hoti.
Kërcënuan me dalje nga koalicioni për shkak të emërimit të Skender Hysenit, koordinator shtetëror për dialog.
Bile than se nuk janë pyetur fare për emërimin e tij.
Por kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë së mërkurës u takua me Skender Hysenin, raporton arbresh.info.
“Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë”, ka shkruan Hyseni pas takimit me Limajn.
Ndonëse PDK e LDK, nuk i kanë punët mirë në politikë, Skender Hyseni u takua me nënkryetari e PDK-së, Enver Hoxhajn.
Tema e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
“Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtësore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik në Kosovë”, ka shkruan Hyseni pas takimit me Hoxhajn.
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...