Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, sot është pritur në takim nga Drejtoresha e Zyrës për Kooperim në kuadër të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë Katharina Stocker e shoqëruar nga Merita Stavileci Mustafa.
Takimi kishte karakter informues, ku drejtoresha u njoftua për Programin Nacional për Rininë, garat e zhvilluar gjatë vitit të kaluar shkollor, fituesit, shpërblimet si dhe për garat që janë duke u zhvilluar tani.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar mbi dy parime themelore, gjithëpërfshirjen dhe vijueshmërinë. Ai Është zbatuar në shkollat e Republikës së Kosovës duke u dhënë mundësi pjesëmarrje mbi 316 mijë nxënës në Garat Nacionale të Kreativitetit Kulturor e Mendimit Kritik, Garat e Diturisë dhe ato të Sportit. Garat zhvillohen në tri nivele, atë shkollor, komunal dhe republikan, për të tria nivelet e grave kemi arritur të shpallim 44,723 nxënës fitues, për të cilët janë ndarë shpërblime duke filluar nga certifikata, libra, bursa si dhe kampe kreative. Ne presim nga ju që të na ofroni mbështetje për këtë program”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, Drejtoresha Stocker e priti në befasi gjithë punën që është bërë me kaq intensitet nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, veç kësaj tha se institucioni që ajo përfaqëson do ta mbështes Programin Nacional për Rininë. “Kjo që ju prezantuar është një projekt interesant dhe atraktiv. Zvicra është marr deri tani me shëndetësi e fusha tjera, por ky projekt është i veçantë për faktin se u jep mundësi të gjithë nxënësve të shprehin kreativitetin dhe të nxisin mendimin kritik, prandaj ne do ta mbështesim atë”, tha Stocker.
Ajo u interesuar për garat e mbajtura dhe për detaje tjera të programit për të informuar gjerësisht nga Koordinatori Hoti, të cilët u dakorduan të bashkëpunojnë për një të ardhme më të mirë të nxënësve./arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...