Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, u ka dhuruar 481 sete librash në vlerë prej 50 eurosh nxënësve në Komunën e Lipjanit dhe Ferizajt. Të gjithë këta nxënës ishin fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë.
Me rastin e ndarjes së shpërblimeve, Koordinatori Hoti tha se është nder dhe privilegj të dhurojë libra dhe se përmes leximit këta nxënës do të jenë të barabartë me nxënësit e mbarë botës.
“Në këtë garë, nga e cila sot ju nxënës i merrni çmimet e merituara, kanë marrë pjesë në nivel Republike mijëra gra e burra pa asnjë cent. Ka qenë një prej punëve ku është dëshmuar të paktën një gjë: që në Kosovë ekziston një energji e jashtëzakonshme që arsimi të vihet në rrugën e vet siç duhet. Ju e dini se ndër vite arsimi është përdorur për ta mbajtur gjallë qenien tonë kombëtare, shtetërore, njerëzore e etike, për këtë arsye ne kemi probleme me arsimin sepse ai nuk ka mundur të merret me vetveten”.
“Prandaj, arsimi është sistemi kryesor i çdo gjëje. Pa arsimin sot nuk ka vlerë as liria as trashëgimia, as lufta, as e drejta, pa arsimin sot nuk kuptimësohet asgjë. Ka ardhur koha që ne të gjithë së bashku ta vëmë arsimin aty ku e ka vendin dhe ju mund të kontribuoni për këtë. Ju, të dashur nxënës, përmes leximit do të keni mundësinë ta formoni personalitetin tuaj në nivele të tilla që rriteni me dije e cila do t’ju fisnikërojë jo vetëm mendjen e shpirtin, por do t’ju bëjë të aftë që ju të merrni vendime për veten dhe vendin dhe të realizoni ëndrrat e juaja”, tha Hoti.
Drejtoresha komunale e arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli, e falënderoi Koordinatorin Hoti për shpërblimet si dhe ju uroi nxënësve suksese edhe në të ardhmen. Ceremonia e shpërndarjes së librave u zhvillua edhe në Ferizaj, ku të pranishëm ishin drejtorë të shkollave, mësimdhënës e nxënës.
Komuna e Lipjanit në të gjitha nivelet e garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe asaj të Diturisë ka gjithsej 974 fitues. Ndërsa, komuna e Ferizajt në të gjitha nivelet e të dyja garave ka gjithsej 2,796 fitues.
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...