Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitia dhe disa mësimdhënës.
Hoti tha se Programi Nacional për Rininë u realizua me sukses falë angazhimit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve si dhe vullnetit të nxënësve për të shfaqur njohuritë dhe kreativitetin e tyre. Ai u nda i kënaqur me përkushtimin e treguar në këtë shkollë për realizimin e garave.
“Jam i fascinuar nga pastërtia, rregullat dhe çdo gjë në këtë shkollë. Kjo më lë të kuptoj se në këtë shkollë punohet shumë. Prej viteve të 80-ta arsimi ka qenë bartësi i të gjitha proceseve të shtet-ndërtimit, prandaj është e rëndësishme që ai të jetë prioritet i secilës qeveri. Programi Nacional për Rininë është hartuar për rreth 316 mijë nxënës të Republikës së Kosovës duke u bazuar në parimet kryesore të tij, gjithëpërfshirjen dhe vijueshmërinë. Ky program e plotëson pjesën e aktiviteteve jashtëkurrikulare të procesit mësimor dhe e bënë më atraktive për nxënësit procesin e mësimnxënies ”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, Drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitia foli rreth zhvilgaratimit të garave në shkollën që ajo udhëheq duke thënë se janë duke u zhvilluar për së mbari.
“Gjatë hartimit të planit të shkollës sonë, ne kemi harmonizuar dhe inkuadruar në të zhvillimin e garave që parashihen në këtë program. Garën e sportit e kemi filluar për së mbari, mirëpo më duhet të përmend se shkolla jonë përballet me problemin e gjendjes jo të mirë të sallës dhe fushës sportive. Mirëpo mësimdhënësit e edukatës fizike, kanë bërë një plan të veprimit për këto gara sipas kushteve që posedojmë”, është shprehur Drejtoresha Zhitia.
Duke folur për programin, ajo i sugjeroi Koordinatorit Hoti, që gara e Debatit të realizohet edhe për nxënësit e klasave të nënta, pasi që kjo garë tashmë zhvillohet në kuadër të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik vetëm për nxënësit e Shkollave të mesme të larta.
Koordinatori Hoti së bashku me drejtoreshën dhe mësimdhënësit takoi nxënësit që ishin duke zhvilluar aktivitetet sportive.
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...