Këtu fillon gjithçka. Nga këto duar të punëtorëve, tregu kosovar furnizohet me produkte 100 për qind vendore.
“Nga ferma në tryezë”, është edhe slogani i kësaj kompanie që fut në tregun vendor produkte të qumështit si djathi, kosi, jogurti, gjiza e të tjera.
Këtu po bëhet kultivimi i grurit dhe misrit, tregon menaxheri i fermës “Eulona” Drilon Sylejmani.
“Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të mbjellëve vjeshtore dhe përgatitjes së tokës për mbjellje pranverore”, deklaroi ai.
Nga puna në fushë, ushqehen këta krerë lopë që strehohen në fermën “Eulona” e cila funksionin në bazë të standardeve evropiane për mirëqenien e kafshëve.
“Mbajtja e lopëve bëhet me sistem të lirë, pra nuk lidhen kafshët. Vendet ku flenë janë ndërtuar nga standarde evropiane”, tha ai.
Madje, këto lopë e kanë edhe këndin për t’u relaksuar.
Për herë të parë në Kosovë, në këtë fermë aplikohet sistemi elektronik i menaxhimit të fermës, ku lopëve iu vendoset një çip në qafë për të parë gjendjen e tyre.
E mjelja e lopëve bëhet përmes teknologjisë bashkëkohore, ku përpos sasisë së qumështit, tregon edhe për cilësinë e qumështit nëse lejohet të futet në përdorim ose jo.
“Sistemi është elektrik ku tregon së nëse një lopë është trajtuar me antibiotik dhe qumështi i saj nuk lejohet të dërgohet në industri përpunuese, ky sistem e regjistron lopën se çfarë terapie ka marrë”, thotë ai
Nga këtu, qumështi shkon në industrinë për përpunim. Fillimisht kryhen analizat e qumështit.
Për të kursyer punën fizike, këto makineri bëjnë përpunimin e përgatitjen e produkteve për treg.
Këto produkte brenda një dite janë të gatshme për tregun vendor./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...