Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.
Sipas policisë, gjatë aksionit policorë janë o janë kontrolluar 57 qendra masazhi, shkruan arbresh.info.
“Gjatë realizimit të operacionit janë kontrolluar/inspektuar 57 (pesëdhjetë e shtatë) qendra masazhi. Janë iniciuar dy raste për përfshirje të të dyshuarve në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, prej tyre dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë me aktvendim të prokurorit”, njofton policia.
Nga inspektorët kompetentë janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) bënë të ditur se ka hartuar planin operativ i cili me datë 15 dhe 16 mars 2022 është zbatuar duke realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve.
Hetuesit policorë nga DHTQNj këtë plan e kanë realizuar në bashkëpunim me inspektorë të MTI-së dhe me ATK-në.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj).
Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...