Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorë të tregut ka qëndruar sot në Terminalin doganor në Prizren ku janë marrë mostra në pesë maune të naftës për të kontrolluar cilësinë e derivateve.
Ministri Krasniqi është shprehur se institucionet shtetërore janë të obliguara që të sigurojnë cilësinë e produkteve më të mirën në treg për qytetarët e Kosovës.
Duke folur për vizitën e tij në këtë pikë doganore është shprehur se do të kontrollohet në mënyrë strikte cilësia e derivateve.
Doganierët i kanë treguar ministrit për vështirësitë e tyre prej kur kompetencat për kontrollin e cilësisë i janë bartur këtij institucioni.
Sipas të dhënave të mbledhura rreth cilësisë së naftës, institucionet janë të sfiduara nga dy faktorë lidhur me këtë problem. E para qëndron tek cilësia dhe e dyta tek luftimi i kontrabandës me naftë.
Inspektorëve iu mungojnë pajisjet dhe sisteme për kontrollin e cilësisë së naftës dhe të sigurohen që nafta e importuar nuk është e kontrabanduar apo që cilësia e naftës nuk është e falsifikuar si pasojë e përzierjeve me derivate më pak cilësore për vetura dhe automjete.
Gjatë vitit 2019, Dogana testoi 5.86% të naftës për shkak të mungesës së pajisjeve për ta bërë këtë.
Kjo është komunikata e plotë e MTI-së:
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorë të tregut ka qëndruar sot në Terminalin doganor në Prizren.
Pas takimit me drejtuesit rajonal të doganës, janë marrë mostrat e naftës në pesë maune për të vërtetuar nëse cilësia e derivateve është në përputhje me parametrat që i përcakton ligji.
Ministri, Krasniqi ka thënë se në vazhdën e disa inspektimeve sot është vendos që kontrolli i naftës të bëhet para se ai të shkarkohet nëpër pompa të derivateve për t’u kuptuar se çfarë cilësie po futet në tregun e Kosovës.
“Ne si institucione shtetërore kemi obligim që t’i sigurojmë qytetarët për cilësinë e produkteve që janë në treg. Sot vendosëm që ta vizitojmë këtë terminal për t’u marrë kryesisht me derivatet e naftës ku inspektorët morën mostrat nga 5 maune për t’u kontrolluar cilësia e derivatit”, ka deklaruar ministri Krasniqi.
Në takim me përfaqësuesit e Doganës së Kosovës, doganierët kanë treguar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen prej kur kompetencat për kontrollin e cilësisë dhe analizave i janë bartur këtij institucioni.
Ministri Krasniqi ka thënë se do të shqyrtohen mundësitë për të parë nëse duhet që kjo kompetencë t’i kthehet Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së. Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...