Google ADS

Kontrollerët e trafikut ajror kërkojnë nga Presidenti të mos e dekretoj Ligjin për paga, kërcënojnë me greva

09:41 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Shoqata sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës ka mbajtur grevë njëorëshe, për shkak të pakënaqësive me Ligjin për Paga

Besian Hysa përfaqësues i sindikatës ka thënë se kërkojnë të përjashtohen nga Ligji për paga dhe të jenë si agjencion i pavarur.

Mbajtja e grevës është si rezultat i pakënaqësive për Ligjin për paga. Kërkesa jonë është kthimi i tij në parlament, dhe kërkesë primare është përjashtimi jonë nga ky ligj, sepse agjencitë si motra janë të përjashtuara nga këto ligje, dhe kanë pavarësi financiare ekonomike. Ne nuk kemi kërkesë rritje koeficientës vetëm të na përjashtojnë nga ky ligj sepse duhet të jemi si agjencion i pavarur. Kërkojmë nga presidenti kthimin e këtij ligji dhe korigjimin që është bërë tek kontrollerët ajëror dhe navigacioni”, ka thënë ai, taporton arbresh.info.

Sipas tij nëse kërkesa e tyre nuk realizohet ky shërbim rrezikon të shpërndahet dhe se duhet 5 vite për ta bërë një shërbim të tillë.

Si udhëheqës i divizionit vajtje ardhje kam përgjegjësi profesionale dhe në rast dekretimit të këtij ligji problemet do të jenë të shumta, sepse të gjithë kontrolloret nuk do të punojnë në këto kushte, dhe duhet bëhen zgjidhje të tjera edhe pse kemi 10 kontrollor më pak. Ky shërbim rrezikon të shpërndahet, duhet së paku 5 vite të krijohet ky shërbim. Me këtë veprim përveq dëmit financiar kanë shkatërruar edhe një aset shtetëror. Nëse mbetet me këtë ligj që janë 5 koeficent të caktuar, ASHNA do t’i paguaj së paku 2 milion euro për paga. Kush do t’i paguaj këto para, pastaj do të ketë problem me kontrollor pasi ata 22 nuk do të rrinë këtu të punojnë me këto kushte. 10 kontrollor kanë ikur sepse kanë gjetur punë në vendet tjera për shkak të pagës më të lartë. Tani me ligjin e ri paga do të jetë më e ulët. I bëjë thirrje presidentit ta kthej këtë ligj”, është shprehur ai.

Kushtri Salihu kryetar i sindikatës ka thënë se në ditët në vazhdim greva do të vazhdoj dhe se sipas tij nuk do të mund të zhvillohet fluturimet.

Do të vazhdojmë deri me të 19 shkurt greva. Masat çdo ditë do të shtohen, sot ka qenë një orë nesër do të jetë 4 orë deri të hënën 24 orë. Ne i jemi drejtuar presidentit me shkresa zyrtare por përgjigje ende nuk kemi marr. Besoj që do të na ftoj në takim ta sqarojmë këtë punë, sepse komisioni paraprak nuk na ka ftuar në takim. Sot deri në orën 9:00 nuk është bërë asnjë fluturim, kanë qenë të bllokuar, vetëm fluturimet emergjente zhvillohen. Mesazhi ynë është tërheqja e ASHNA-s nga ligji”, ka thënë ai.

Ndërsa dje i ka shkuar Presidentit Ligji për paga nga Kuvendi. Lidhur me këtë ligj ka pakënaqësi edhe nga digastere të tjera të cilat kërkojnë kthimin e ligjit në Kuvend./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/353081975282164/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme