Kontrata e dyshimtë për Zgjatjen e Pistës në Aeroport me të cilën pritej të merreshin auditorët e shtetit ka filluar të zbatohet “me nguti” nga Qeveria Haradinaj. Pagesat e para milionëshe për kompaninë Limak tashmë veç janë kryer. Në afat rekord, parashihet që Limak-ut t’i kalojnë rreth 34 milionë euro të taksapaguesve kosovarë.
Kontrata në vlerë 34 milionë euro për Zgjatjen e Pistës në Aeroport ka filluar të zbatohet në afat rekord nga Ministria e Infrastrukturës. Tashmë Limak-ut i janë kryer pagesat e para milionëshe në kontratën që pritej të futej nën llupën e auditorëve të shtetit.
Buletini Ekonomik mëson se deri në fund të këtij viti kompanisë Limak pritet t’i kryhen pagesat në vlerë 19.1 milionë euro, ndërkaq, i gjithë projekti parashihet të përfundoj në një afat rekord prej 18 muajsh.
Zbatimi i projektit ka filluar përkundër paralajmërimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për auditimin e kësaj kontrate, e cila është mbajtur deri vonë sekret nga palët nënshkruese, Ministria e Infrastrukturës dhe kompania Limak.
E njohur si “Kontrata për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit”, në vlerë 33.6 milionë euro, nuk iu prezantua asnjëherë Zyrës Kombëtare të Auditimit, ani pse këtë e kërkon ligji. Në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik, secila kontratë duhet të raportohet nga autoritetet kontraktuese në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Mirëpo, ky rregull nuk është zbatuar tek Kontrata për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit.
Në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, nga Zyra e Auditorit patën thënë se Ministria e Infrastrukturës nuk e ka raportuar fare në KRPP kontratën në fjalë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka konfirmuar për Buletinin Ekonomik pagesat e para që tashmë janë kryer për kompaninë turke Limak e cila menaxhon me Aeroportin.
Ai madje ka thënë se këtë projekt ministria që ai e drejton e ka radhitur si një ndër prioritetet kryesore.
“Ministria e Infrastrukturës këtë projekt e ka radhitur në nivelin e saj të politikave prioritare, për këtë arsye ne në vitin 2018 kemi bërë pagesa për punët e realizuara në vlerë prej 2.1 milionë euro. Për vitin 2019 buxheti i ndarë është 17 milionë euro ndërsa për vitin 2020- 5 milionë euro”, ka thënë Lekaj.
Auditorit iu fsheh kundërligjshëm kontrata milionëshe me Limak-un
Auditorët e shtetit nuk kanë qenë në dijeni se në gusht të vitit 2017, Ministria e Infrastrukturës dhe kompania Limak, nënshkruan një kontratë milionëshe për investime shtesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Qendresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të Auditorit të Përgjithshëm, pati thënë në mars të këtij viti se ekipi i auditorëve ka kryer analiza të përgjithshme dhe bazuar në raportet e kontratave të nënshkruara, të cilat janë marrë në KRPP, Ministria e Infrastrukturës nuk ka raportuar asnjë kontratë me procedurë të negociuar në vitin 2015 e as në vitin 2016.
Ndërsa, në vitin 2017 ka raportuar 14 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve. Por në mesin e tyre, Mulaj thotë se nuk figuron askund kontrata për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit.
“Kontrata në fjalë nuk figuron në raportin e kontratave të nënshkruara, të cilin e kemi marrë nga KRPP. Në raste të tilla, mostrimi për auditim përcaktohet bazuar në raportet e KRPP-së të cilat janë raporte zyrtare”, pati thënë Mulaj.
Kjo deklaratë nga Zyra e Auditorit rrit edhe më shumë dyshimet mbi këtë investim, që kap vlerën e 33.6 milionë eurove dhe i cili, i tëri do të jetë nga paratë e taksapaguesve kosovarë, edhe pse me Aeroportin nga viti 2010 menaxhon një kompani private.
Ndonëse bëhet fjalë për një investim publik, i gjithë procesi deri të nënshkrimi i kësaj kontrate është zhvilluar në mënyrë krejtësisht jo transparente. Përveç që u mbajt sekret në kohën e nënshkrimit, kontrata nuk është publikuar as sot e kësaj dite nga Ministria Infrastrukturës e cila është palë nënshkruese e saj.
Buletini Ekonomik ka siguruar një kopje të kësaj kontrate, ku shpalosen në detaje të gjitha obligimet që ka marrë Qeveria e Kosovës për përmbushjen e këtij investimi prej 33.6 milionë euro me paratë e taksapaguesve kosovarë.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Limak Kosovo Airport J.S.C janë pajtuar për të përmbyllur një kontratë publike për punë si me poshtë: “Zgjatjen e pistës, ngritjes së sistemit instrumental të aterrimit dhe sistemit të radiokomunikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari”, thuhet në hyrje të kontratës.
Kontrata ka për qëllim zgjatjen e pistës së Aeroportit për 500 metra, si dhe blerjen e disa pajisjeve tjera që nevojiten për ngritje të sistemit të aterrimit dhe radiokomunikimit.
Buletini Ekonomik ka kërkuar sqarime në Ministrinë e Infrastrukturës e cila është pala nënshkruese si dhe nga Ministria e Financave, por nga asnjëra prej tyre ende nuk ka marrë përgjigje.
Qeveria merr përsipër ta kryejë në Aeroport investimin e Limakut
Bazuar në Kontratën për Koncesionim të Aeroportit, kompania turke Limak obligohej që ta ndërtojë zonën e sigurisë në të dy anët e pistës së Aeroportit, e njohur si RESA. Por sot e kësaj dite, ky investim nuk është kryer nga ana e koncesionarit.
Këtë investim që i takonte Limak-ut, Qeveria e Kosovës e mori përsipër ta kryejë vetë përmes kontratës për Zgjatjen e Pistës.
Përfshirja në këtë kontratë e një investimi që do të duhej ta kryente koncesionari është evidentuar në raportin e publikuar së fundi “Shqyrtimi i kontratës për zgjatjen e pistës së Aeroportit Adem Jashari” me autor Hekuran Muratin.
“Ngritja e kësaj zone të sigurisë me Kontratën e Koncesionimit i takon Koncesionarit, mirëpo një gjë e tillë nuk është përfunduar asnjëherë. Për më tepër, tani edhe kompletimi i RESA-s është përfshirë në kontratën për zgjatjen e pistës, dhe ajo çka është dashur të kryhet nga Koncesionari, tani do të bëhet me para publike”, thuhet në raport.
Buletini Ekonomik i ka pritur më shumë se dy muaj zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave për t’i dhënë sqarimet e nevojshme për publikun. Përkundër insistimit të gazetës, të dyja këto institucione kanë zgjedhur të heshtin.
Njëra nga pyetjet dërguar atyre ka qenë edhe ajo për ndërtimin e zonës së sigurisë RESA, e cila në bazë të kontratës bazë është dashur të kryhet nga koncesionari.
“A mund të na sqaroni se pse e keni futur në kontratën për zgjatjen e pistës edhe ndërtimin e zonës së sigurisë RESA, meqë kjo punë është dashur të kryhet nga Koncesionari, në bazë të kontratës bazë?”, është pyetja së cilës nuk kanë pranuar t’i përgjigjen këto institucione.
Ndërkaq, kontrata e arritur me Limak-un ka për qëllim zgjatjen e pistës së Aeroportit për 500 metra, si dhe blerjen e disa pajisjeve tjera që nevojiten për ngritje të sistemit të aterrimit dhe radiokomunikimit.
Kontrata për Zgjatjen e Pistës pa procedura tenderuese
Për më tepër, kontrata për kyerjen e punëve i është dhënë Koncesionarit të ANP-së, kompanisë Limak Kosovo International JSC, pa zhvilluar fare procedurë tenderuese, por duke përdorur negociatat direkte pa publikim të kontratës.
Kjo gjetje është evidentuar edhe në raportin e publikuar së fundi “Shqyrtimi i kontratës për zgjatjen e pistës së Aeroportit Adem Jashari” me autor Hekuran Muratin.
“Kontrata për kryerjen e punëve i është dhënë Koncesionarit të ANP-së, kompanisë Limak Kosovo Internation- al JSC, pa zhvilluar procedurë tenderimi, por duke përdorur negociatat direkte pa publikim të kontratës. Arsyetimi për këtë veprim është se në Kontratën e Koncesionimit ka klauzola të cilat i japin të drejta ekskluzive Koncesionarit, dhe si pasojë çfarëdo pune që kryhet brenda hapësirave të ANP duhet t’i ipet vetëm Koncesionarit”, konstaton kjo analizë.
Murati në analizën e tij vlerëson se “fakti që një kontratë me vlerë rreth 34 milionë euro është nënshkruar gjatë kohës sa qeveria ka qenë në dorëheqje, dhe e tëra është bërë në mënyrë jo-transparente pa tender, lë hapësirë për të dyshuar që kjo kontratë mund të ketë elemente të keqpërdorimit të parasë publike”.
Sipas kësaj analize, nëse shikohet si tërësi, vërehet se i tërë ky proces ka qenë në shërbim të shpërblimit të Koncesionarit me këtë kontratë.
“Me fjalë tjera, përfituesi i kontratës është ditur që në fillim, ndërsa procesi ka zgjatur derisa MI ka gjetur mënyrën më të përshtatshme që kryerjen e punëve të këtij projekti t’ia japë Koncesionarit ekzistues të ANP”
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...