Google ADS

Kontrabandon naftë, policia e zë në rrugë alternative të brezit kufitar Kosovë-Serbi

15:27 | 21 Qershor 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitarë, më datën 21.06.2021 në fshatin Banjë të Komunës së Zubin Potokut, fshat ky i cili gjendet në brezin kufitar, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet i cili në rrugë alternative ka tentuar të kalojë kufirin Kosovë – Serbi.

Automjeti i ndaluar nga patrulla policore kufitare, në dalje të RKS-së, i cili posedonte targa (NP) drejtohej nga personi me vendbanim po ashtu nga Novi Pazari dhe kishte të ngarkuar derivate të naftës në sasi prej 1354 litra naftë.

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale; “Kalim i pa autorizuar i vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”, i dyshuari është ndaluar dhe automjeti është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme