Nga po furnizohen marketet me produkte nga Serbia kur ka rënë gati 100% importi i produkteve tw fqinjit verior? Që nga vendosja e tarifës 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia, importi nga ky shtet ka rënë për 99.5 për qind duke krahasuar me periudhat parapake. Por, marketet tona vazhdojnë të jetë të mbushura me produkte serbe dhe nuk raportohet se ka mungesa apo ngritje çmimesh.
Produktet serbe po hynë në mënyrë ilegale në Kosovë. Marketet, barnatoret e tregjet po janë të mbushura përplot me produkte të kontrabanduara serbe.
Selatin Kaçaniku, nga shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se pas vendosjes së taksës 100 është rritur futja ilegale apo kontrabanda me produktet serbe.
“ Futje ilegale, kontrabandë produktesh serbe, ka pasur edhe para aplikimit të taksës. Është faktike se ulje të kontrabandës NUK KA ?! Deklarimet nga mekanizmat se nuk ka kontrabandë ose se futja ilegale është nën kontrolle përshfaqë nonsens / joseriozitet e papërgjegjësi institucionale / mekanizmale: Si mund të prononcohet kushdo qoftë për diç që nuk e ka nën kontroll dhe nuk ka fakte për te ?! Futjen ilegale / kontrabandën ne po e shohim, po e blejmë…po e shijojmë në markete, në barnatore, në tregje…kudo, por askush si qytetarë konsumatorë nuk na referohet as nuk na pyet asgjë ?!”, ka deklaruar Kaçaniku në një prononcim për portalin arbresh.info.
Sipas tij, mos ndërhyrja e institucioneve për të ndaluar kontrabandimin me produkte serbe paraqet inderesat individual që kanë përfaqësuesit në vend.
“ Nëse futje ilegale / kontrabandë produktesh nga Serbia ka dhe nëse institucionet e mekanizmat e mohojnë këtë atëherë dmth. se ata kanë interese tjera. Mos të harrojmë se kurr nuk është thënë se Vendimi për taksën e ka për qëllim edhe mbrojtjen e qytetarit konsumator – anise barra kryesore e taksës, e ” vlimeve / grindjeve / pozicionimeve ” politike, e ngritjes së çmimeve, e kontrabandës bie mbi supe e mbi xhepin e qytetarit konsumator taksapagues ?!”, ka thënë ai.
Futja e mallrave në mënyrë ilegale në Kosovë bëhet përmes ndihmës së lidhjeve që kanë kontrabanduesit me siç i quan Kaçaniku “lidhjet e larta”.
“Mënyrat / variantet janë standarde. Natyrisht se kontrabandistët janë të ” lidhur lartë “. Përndryshe nuk do ta kishin as shansin më të vockël për ta prekur ligjin. E kushtet për të abuzuar me ligjet në Republikën e Kosovës janë marramendëse: Zbatueshmëria e ligjeve akoma është nën 40 % ?! Ndërsa përgjigjen konkrete mendoj se duhet kërkuar në adresë konkrete, në: PK, Doganë, mekanizmat e Republikës së Kosovës, te ato institucione të cilat ne si qytetarë konsumatorë taksapagues i paguajmë nëpërmes Buxhetit të Shtetit të cilin e gjenerojmë me shumë sakrifica”, thotë ai.
Sipas Doganës së Kosovës Kosova ka fituar nga importi rreth 700.000 mijë euro që nga vendosja e taksës 100 për qind.
“Sa i perkete kësaj qeshtje importi nga Serbia ka rene me 99.5% krahasuar me periudhat paraprake derisa qe nga ndalesa e deri tani kemi import rreth 700.000 mije euro importe po aq kane paguar edhe taksa pasi eshte 100%. Derisa kemi rritje te importeve nga Shiqperia me 40% si dhe nga Maqedonia me mbi 10%.”, thuhet në përgjigjen e tyre./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...