Google ADS

Kontrabandim i mallit ushqimor, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

09:56 | 4 Korrik 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar është gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se vozitësi i një automjetit me targa vendore që policia ka hasur, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se malli ushqimor i takon atij, që ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti është nën hetime.

“Leposaviq 03.07.2024 – 01:20. Policia gjatë patrullimit ka hasur një automjet me targa vendore, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes në një shtëpi të pabanuar është gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar dhe se i takon vozitësit i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale