Ish-kryetar i Partisë Liberale të Kosovës dhe tani Ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot informoi se është kontaktuar nga Gjykata Speciale. Dedaj u shpreh se prokurori i Gjykatës në Hagë mbrëmë nuk ia ka specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë.
“Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim! I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.”, shkroi ndër të tjera Dedaj në facebook.
Ai deklaroi se është i gatshëm t’iu përgjigjet ftesave të gjykatës Speciale.
“Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masakrave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhunimeve dhe afer 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove! Mbase keto krime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!”, shtoi më tutje Dedaj.
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...