Mbi 43 milionë euro borxh i kanë konsumatorët kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Sokol Xhafa, tha për Ekonomia Online se në borxhin e akumuluar ndër që nga pas lufta ka ndikuar edhe pandemia.
Ai ka sqaruar se kanë arritur marrëveshje me Odën e Përmbaruesve të Kosovës në mënyrë që lëndët të dërgohet te përmbaruesi.
“Po presim që edhe institucionet dhe bizneset të reflektojnë pak më shumë sepse janë më mbrapa me pagesa e që këtu ka ndikuar edhe pandemia. Borxhi vazhdon të mbetet mbi 43 milionë që është aktualisht nga viti 2000 deri në 2021 që po flasim tani. Përmbaruesit jemi duke i shfrytëzuar, ku kemi arritë një marrëveshje me Odën e Përmbaruesve të Kosovës që tani simetrikisht duhet të dërgohen tek përmbaruesi lëndët”.
Ai shton se edhe pse borxhi është i lartë për dallim me vitin e kaluar kanë arritur të grumbullojnë afro 90% të inkasimeve, por që janë detyruar që t’i ndërpresim disa investime kapitale.
“Fatkeqësisht borxhi vazhdon akoma të jetë i lartë dhe do të vazhdojnë trendet e larta të mospagesave, por në raport me vitin e kaluar gjendja është shumë më e mirë, kemi afro 90% të inkasimeve, por kjo prapë është e ulët, pasi vitin e kaluar kishim inkasim shumë herë më të ulët dhe jemi detyruar që t’i ndërpresim disa investime kapitale”.
Xhafa se presin që të ketë një inkasim më të madh me qëllimin e vetëm që të kenë një likuiditet të kompanisë.“Presim një reflektim, dhe tani kemi një inkasim më të madh, mirëpo për të ruajtur likuiditetin e ndërmarrjes gjithmonë inkasimet duhet të jenë minimumi nën 95% që të paktën ato boxhet e vjetra të vinë dalëngadalë, por së paku këto aktualet të mirëkuptojnë qytetarët”.
Situatë e ngjashme me akumulim të borxhit është edhe në kompaninë Rajonale “Pastrimi”.
Arbnora Ademi zëdhënëse në këtë kompani, thotë se nga paslufta borxhi ka shkuar deri në 20 milionë euro.
“Sigurisht që është një borxh shumë i madh, që nga periudha e pasluftës e deri më tani shifra shkon deri afro 20 milionë euro, por megjithatë nuk kemi ndonjë shifër saktë se sa familje kanë qenë të papunë e që nënkupton se nëse nisemi nga kompania jonë që kemi marrë paga të rregullta dhe kemi qenë të rrezikuara nga Covid-19 besoj se edhe të gjitha familjet kanë funksionuar njëjtë”.Ajo ka bërë të ditur se të ardhurat më të mëdha i kanë nga bizneset edhe pse pandemia e ka rënduar mundësinë e pagesës.
“Po marrë që nga fillimi i pandemisë me vendimin e qeverisë së Kosovës të gjitha taksat të pezullohen për aq kohë sa ka qenë në fuqi vendimi, ne sigurisht që i kemi implementuar dhe kemi respektuar një vendim të tillë pastaj kemi filluar të bëjmë inkasimin e mjeteve, por që ne si kompani jemi dëmtuar mjaftë shumë duke e ditur që një pjesë shumë e madhe e bizneseve nuk kanë funksionuar gjatë pandemisë dhe ne të ardhurat më të mëdha i kemi nga bizneset dhe institucionet kështu që tash për momentin jemi duke punuar dhe funksionuar në suaza normale dhe shpresoj që kjo gjë e tillë të vazhdoj edhe më tutje deri në stabilizim”.
Ademaj thekson se kjo kompani po vazhdon të kryej shërbime në largimin e mbeturinave.
“Kompania ‘Pastrimi’ gjatë 24 orëve ka kryer shërbime në largimin e mbeturinave sidomos gjatë periudhës së kohës me pandeminë ku ne kemi shtuar kapacitetet tona në çdo vend ku ka qenë e nevojshme. Ne vazhdimisht kemi qenë të rrezikuar nga pandemia dhe sidomos ne punëtorët”.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...